Të shtëna me armë zjarri në zonën e ish Kënetës në Durrës.
Burime nga policia thanë për ABC News se dy persona janë konfliktuar në ambientet e një lokali në këtë zonë, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Nuk raportohet për të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore. Sipas policisë, janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt dhe ai që ka qëlluar me armë.