“Orakulli” Michael Owen/ Ish sulmuesi parashikoi krizën e City para nisjes së sezonit: Vështirë të renditet në katërshen e parë

schedule17:16 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 17:16 - 25 Dhjetor, 2024

“Manchester Siti do ta ketë të vështirë të arrijë në katër vendet e para në këtë sezon të Premier Ligës”.

Në mes të një krizë të madhe, ku skuadra e Pep Guardiolës ka humbur shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, këto fjalë tani nuk suprizojnë, por dikush i kishte thënë ato që në 16 gusht, kur sezoni ende nuk kishte nisur.

Bëhet fjalë për Michael Oëen, ish sulmuesin e Liverpool, Real Madrid e kombëtares angleze, fitues I “Topit të Artë” në vitin 2001.

Ky parashikim është kthyer të bëjë zhurmë në mediat angleze, ndërsa Oëen ka nisur të cilësohet si një “orakull” i vërtetë.

“Titulli është në duart Manchester City, por mendoj se këtë vit mund të ngecin. Në sezonin e shkuar bënë diçka të pabesueshme, porn ë një pikëdo të vijë edhe dështimi”, kishte thënë ish sulmuesi, duke mbështetur parashikimin e tij te fundi I një cikli, por edhe te pasojat që pritet të vijnë për skuadrën e Guardiolës në fillim të 2025, kur do të merret vendimi në lidhje me shkeljen e rregullave të “fair play financiar” të Ligës Angleze dhe UEFA-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!