Me uljen e temperaturave janë rikthyer edhe reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, edhe pse periudhe festash, qytetarët e Kosovës janë përballur me mungesë të madhe të energjisë elektrike.
Ne disa zona, raportohet për mungesa të gjatë të energjisë deri në 8 orë.
Kompania që është përgjegjëse për shpërndarjen e energjisë i ka dërguar një mesazh qytetareve, ku ka kërkuar që të behet kujdes me përdorimin e saj .
“Të nderuar konsumatorë, konsumimi i lartë po mbingarkon asetet tona, po rrezikon dëmtimin e tyre dhe ndërprerjen e energjisë. Ju lutemi, kurseni energjinë”, thuhet në reagimin e kompanisë.
Kjo situate ka nxitur reagime të shumta të opozitës, shoqërisë civile dhe qytetarëve.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se në vigjilje të festave të fundvitit qytetarët e Kosovës kanë pranuar dy dhurata nga Qeveria Kurti.
Ajo ka treguar se dhurata e parë kishte të bënte me ndërprerje të gjata të energjisë elektrike, ndërsa dhurata e dytë ishin paralajmërimet e Kurtit për sulme të reja nga Serbia.
Ndërsa Ministria e Ekonomisë ka reaguar disa ore pasi ka lënë qytetaret ne disa komuna si Ferizaj, Lipjan, Gjakovë, Malishevë, Gjilan, Shtime, Istogu dhe Prizrenit pa energji, duke argumentuar se javën ne vijim pritet te përfundojë “ndërtimi i nënstacionit të tretë në Ferizaj gjë që sipas kësaj ministrie do të zgjidhë problemin.