Shpërblim për policët/ Ekspertja e ekonomisë: Qasje pozitive e qeverisë, bonuset ‘pasojë’ e rritjes ekonomike

schedule14:33 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 14:33 - 25 Dhjetor, 2024

TIRANË- Rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit.

Burime për Abc News thanë se brenda javës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritet të miratohet vlera që policët do të marrin, vlerë e cila do variojë nga 10-15 mijë lekë të reja.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, e ftuar në “Money Report” e cilësoi si akt pozitiv qasjen e  qeverisë, e cila pritet t’i shpërblejë efektivët e policisë.

Sipas saj, kjo kategori e shoqërisë “mohon” veten duke shërbyer për ruajtjen e sigurisë publike.

“Meritojnë që në fundvit të marrin një bonos, ashtu si kategoritë e tjera, Polica e Shtetit është në gatishmëri dhe më besoni se edhe gjatë këtij fundviti do jenë në gatishmëri. Ata janë gjithmonë në rast festash dhe në sezone turistike janë në shërbim,  marrin kohë nga jeta personale dhe i kushtojnë rëndësi sigurisë publike. Ky shpërblim është Element pozitv. Ata meritojnë pak më shumë, por ndonjëherë është më mirë të marrin diçka, se sa asgjë”, theksoi ai.

Ajo pohoi se zgjerimi i fashës dhe kategorive të shpërblimeve vjen për rrjedhojë të rritjes ekonomike.

Sipas ekspertes, qeveria do duhet që në situata suficiti, të shpërndajë paratë tek kategoritë e shoqërisë, të cilat janë në nevojë apo dhe ato që e meritojnë, për shkak të kontributit të tyre në shoqëri.

“Ky zgjerim i masës dhe kategorive vjen si pasojë e rritjes ekonomike që ka pasur vendi ynë, pasi më parë jemi përballur me kriza që kanë ndjekur. Ka ardhur koha që shteti ynë të jetë më social ashtu siç ka kritikuar FMN dhe Banka Botërore, që duhet të ndajë, sidomos kur kemi të bëjmë me suficite”, tha ajo/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!