Balluku mesazh urimi për Krishtlindje: Kjo ditë duhet të shërbejë si mesazh shprese për të ardhmen

schedule12:41 - 25 Dhjetor, 2024

schedule 12:41 - 25 Dhjetor, 2024

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët e krishterë për Krishtlindje.

Nga Fieri Balluku u shpreh se këto Krishtlindje duhet të shërbejnë si një ditë mirënjohjeje dhe mesazh shprese për të ardhmen.

“Krishtlindjet duhet të shërbejnë si një ditë mirënjohjeje, për të shkuarën, guximi për të tashmen dhe shpresë për të ardhmen. Gëzuar të gjithëve dhe Krishtlindje të bardha”, ka thënë me tej Balluku.

Një mesazh urimi ka ndare edhe Armand Subashi, duke uruar paqe e mbarësi në çdo familje shqiptare.

“Gëzuar për të gjithë besimtarët e krishterë. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë, me paqe, harmoni e gëzim në çdo familje shqiptare”, shprehet ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!