Teksa shumica e klubeve po presin merkaton e janarit për të përforcuar kontingjentet e ekipeve, Liverpool e ka mendjen te tifozët. Klubi i famshëm është “blind” në çdo repart dhe nuk ka asnjë nevojë për të ndërhyrë në merkato.
Daily Telegraph raporton se drejtuesit e kampionëve të Europës kanë vendosur të bëjnë një ndërhyrje në stadium. “Anfield” ka për momentin një kapacitet prej 54 mijë vendesh dhe mbushet plot e përplot.
Liverpool ka gati 60 milionë sterlina për të shtuar kapacitetin e stadiumit. Qëllimi është që të arrihet në shifrën e 61 mijë posteve, pra shtimi i kapacitetit të stadiumit me 7 mijë spektatorë të tjerë. Projekti pritet të nisë në pranverë dhe mitiku “Anfield” do të kthehej në stadiumin e tretë më të madh në ishull, pas “Old Trafford” dhe “White Hart Lane”. /abcnews.al