Bardh Spahia në SPAK/ Ish bashkiaku i Shkodrës thirret per disa emërime e shkarkime

schedule11:20 - 24 Dhjetor, 2024

schedule 11:20 - 24 Dhjetor, 2024

Ish-kryetari I bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia u paraqit të hënën në prokurorinë e posaçme i shoqëruar me avokatin e tij mbrojtës. Spahia qëndroi për rreth 1 orë e 20 minuta në prokurorinë e posaçme, ndërsa për mediat tregoi se ishte thirrur për një çështje që nuk ka interes për publikun. Por interesit të gazetarëve nëse ishte thirrur si person që ka dijeni për një vepër penale apo është person nën hetim nuk i dha përgjigje.

Mësohet se Spahia ka dhënë sqarime në lidhje me emërimet dhe shkarkimet e disa punonjësve në kohën që ka drejtuar bashkinë e Shkodrës. Kjo është hera e dytë që Bardh Spahia jep sqarime në prokurorinë e posaçme. Ndërsa rezulton se ai është kallëzuar në mars të këtij viti bashkë me 20 kryebashkiakë të tjerë për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me fushatën zgjedhore të 14 majit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!