Makina e një ish-efektivi të krimeve të policisë vendore në Pogradec është djegur gjatë natës në rrethana që paraprakisht dyshohen aksidentale, por nuk përjashtohet edhe një akt kriminal i qëllimshëm.
Bashkë me mjetin “Volksëagen” u dogjën pjesërisht edhe dy makina të tjera që ndodheshin pranë tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës dy pas mesnate, në fshatin Rrëmenj. Policia vendore informoi se ngriti grup hetimor për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Ish-oficeri i krimeve Leonard Dervishllari kishte ditë që nuk e kishte lëvizur mjetin e tij, të cilin e kishte parkuar pranë banesës.
Grupi hetimor po vazhdon ende me hetimet, duke marrë gjithashtu edhe deklaratën e Dervishllarit.
Paraprakisht ai ka sqaruar për ish-kolegët se nuk ka konflikte dhe se nuk dyshon te asnjë njeri, përveç të tjerash është shprehur edhe se nuk dyshon që zjarri të jetë i qëllimshëm.
Pavarësisht dëshmisë së ish-efektivit, grupi hetimor po verifikon të gjitha pistat, edhe për shkak të detyrës që ka mbajtur më herët/abcnews.al/