“Garantojmë tubim, jo bllokim rrugësh”/ Policia e Tiranës i përgjigjet PD për protestën e paralajmëruar

schedule10:27 - 23 Dhjetor, 2024

schedule 10:27 - 23 Dhjetor, 2024

“Kush shkel rruget do te mbaje pergjegjesi ligjore eshte pergjigja e policise per PD qe ka kerkuar leje per priotesten”.

Policia do te garantoje te drejten e qytetareve per  tubim, por nuk do te lejoje bllokimin e rrugeve nga protestuesit. Ne pergjigjen e kthyer PD qe kerkon leje per proteste dhe bblokim rrugesh sot paasdite, policia thekson se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe  u kujton organizatoreve te protestes se do te mbajne pergjegjesi.

Policia sqaron se nuk do te lejoje cenimin e lëvizjes se lirë të qytetarëve dhe të automjeteve, ndersa nuk toleron bllokimin e rrugëve.

Selia blu  ka kerkuar leje te zhvilloje tubime në Tiranë, per tre ore te bashkia e Tiranes, rrethrrotullimi i Zogut te Zi, ura afër xhamisë se Namazgjase në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Policia nderkaq ka marre masa per te devijuar ne rruge alternative qarkullimin e mjeteve nese do te kete bllokime  te nyjeve sic ka paralajmeruar PD.

Në  protestën e thirrur sot nga PD do te marre pjese edhe  Sali Berisha, per here te pare pas nje viti qe qendroi ne arrest shtepie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!