VLORË- Këtë të diel ka nisur dhe fluksi i ardhjes së emigrantëve që do kalojnë festat e fund vitit në vendlindje pranë familjarëve. Me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë mëngjesin e së dielës kanë mbërritur rreth 1100 pasagjerë dhe 176 automjete.
Ndërkohë që në këtë ditë të parë të fluksit të ardhjes së emigrantëve për të kaluar festat në Shqipëri , në pikën kufitare të Brindisit ka dhe shumë emigrantë të tjerë të cilët pritet të vijnë në Vlorë.
Për këtë trageti, i cili sapo ka mbërritur , ka bërë zbarkimin e pasagjereve dhe të makinave dhe është risnisur sërish në drejtim të portit të Brindist për të marrë rreth 1000 pasagjerë të tjerë dhe për të ardhur sërish sot në mbrëmje.
Ptitet që ky fluks të vijojë deri në ditën e fundit të këtij viti, kjo edhe referuar prenotimeve.
Ndërkohë që emigrantët që kanë mbërritur këtë mëngjes pranojnë se kanë zgjedhur që pushimet t’i kalojnë në vendlindje. Agron Brataj agjenci udhëtimesh, shprehet se prenotimet do të vijojnë deri në fund viti./abcnews.al