“Donin të nxirrnin përfitime absurde nga tragjedia te ‘Fan Noli'”, Rama: Manastirliu ka të gjithë mbështetjen time

schedule13:43 - 21 Dhjetor, 2024

schedule 13:43 - 21 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama komentoi gjithashtu edhe kërkesën për dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, pas ngjarjes së ndodhur pranë shkollës Fan Noli, ku humbi jetën 14 vjeçari Martin Cani. Kreu i qeverisë tha se Manastirliu ka mbështetjen e tij, ndërsa shtoi se ka luajtur një rol të rëndësishëm.

“Sot ndihem i lehtësuar që në një periudhë të shkurtër, pas një diskutimi të gjerë me të gjithë faktorët që janë drejtpërdrejt të lidhur me këtë sferë të rëndësishme të edukimit dhe sigurisë, kemi një produkt konkret, plan me masa konkrete dhe sigurinë që duke zbatuar këtë plan do të kemi sistem arsimor më të mirë dhe më të sigurt.

Dua të shpreh këtu publikisht si përgjigje që ata që deshën të nxirrnin përfitime absurde nga tragjedia, duke drejtuar gishtin dhe duke kërkuar përgjegjësi personale nga ministrja e Arsimit, që ka jo vetëm të gjithë mbështetjen time, por kam bindjen se sikundër ka luajtur rol të pamohueshëm në transferimin e sistemit tonë shëndetësor, do të luajë një rol pamohueshëm në transformimin e arsimit tonë, duke e bërë atë ende më të mirë”, u shpreh Rama./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!