Rritet numri i viktimave nga sulmi në Gjermani, autori dyshohet nën efektin e drogës

schedule11:05 - 21 Dhjetor, 2024

schedule 11:05 - 21 Dhjetor, 2024

Numri i viktimave nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten është rritur në 5. Sipas mediave gjermane, rreth 205 persona kanë mbetur të plagosur, 41 prej të cilëve janë më rëndë.

Siç raporton gazeta “Bild”, autorit i është bërë një test droge dhe ka rezultuar pozitiv.

I  dyshuari nuk ishte i njohur për autoritetet si një ekstremist islamik, ndërsa postimet në internet duket se sugjerojnë se ai kishte qenë kritik ndaj Islamit.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shprehu ngushëllimet për viktimat. Ai tha se qeveria gjermane qëndron krah njerëzve të Magdeburgut dhe falënderoi ekipet e urgjencës në vendngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!