Avokati Edmond Petraj në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC Neës, komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e vizave më Amerikën. Gjatë intervistës, avokati i konsideroi deklarata boshe duke shtuar, se Berisha fillimisht duhet të heqë njëherë non-gratën e tij dhe më pas të bëjë premtime të tilla.
“Derisa Departamenti i Shtetit ka mbledhur të gjitha provat për vendimin për të shpallur Berishën non grata nuk ka qenë kaq e lehtë. Unë kam pasur fatin të shoh dosjen non grata. Dosja non grata asnjëherë nuk bëhet publike nga shteti që e propozon. Është bërë një gjyq për një person në Amerikë dhe disa elementë janë parë me të drejtë. Dosjen e Berishën nuk e kam parë, por ka 33 vjet është personi më i anatemuar dhe më i lakuar për padrejtësitë që i janë bërë. Faktori ndërkombëtar nuk e merr më seriozisht”, tha ai, duke shtuar: “Berisha po hetohet për pastrim parash. Berisha ka shtatë dosje që është në proces, ka shumë dosje, duke filluar nga Cez-Dia që është kallëzimi më i plotë. Mund ta quaj kallëzimin më të kompletuar. Tek ajo dosje është edhe zoti Meta, është Berisha edhe zonja Kryemadhi. Ke edhe Gërdecin.
Gjithashtu Petraj shtoi se ish-kryeministri e di shumë mirë se nuk vjen dot më në pushtet
Sa i përket mbështetjes së SHBA ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit ai tha: “Altin Dumani ka marrë vlerësimin maksimal për drejtimin dhe mënyrën se si e ka orientuar të gjithë strukturën e Posaçme. Ai vlerësim ishte edhe për të gjithë ata prokurorë që janë përballë këtyre hijenave 30-vjecare që u kanë nxjerrë petët e lakrorit. Hetimi pasuror ka nisur”.
/abcnews.al/