Një ngjarje tragjike u raportua në Gjermani. Mediat e huaja raportojnë për viktima dhe mbi 60 të plagosur, pasi një automjet, ka marrë përpara një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjen në Magdeburg në Gjermani.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe kancelari gjerman Olaf Scholz i cili ka shprehur mbështetjen për të plagosurit dhe të familjet e tyre.
Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut”, thotë ai.
Mediat gjermane raportojnë se është arrestuar një person.
/abcnews.al/