Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cilat janë përfitimet e një tregu të përbashkët rajonal? Gerxhani: Kosova e ka të vështirë të promovohet e vetme në turizëm

schedule21:01 - 20 Dhjetor, 2024

schedule 21:01 - 20 Dhjetor, 2024

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Kliton Gerxhani nga Shoqata Shqiptare e Operatorëve Turistike foli për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe arsyet se përse është i domosdoshëm ky treg rajonal

Gjatë intervistës, Gerxhani u shpreh se Kosova e ka të vështirë të promovohet e vetme në turizëm, ndërsa nënvizoi se ka potencial për të bërë më shumë dhe se kjo duhet shfrytëzuar.

“Është një nevojë ekonomike, sa më shumë alternativë të kesh dhe hapësirë të ofrosh aq më i qëndrueshëm je. Shqipëria sado që ka potenciali, zgjerimi i hapësirave dhe bashkimi i forcave me Kosovën, potenciali për të bërë më shumë është aty dhe është i pashfrytëzuar. Iniciativa që dëgjova sot është një lajm i mirë pasi u firmos një bashkëpunim për olimpiadë në 2030. Kosova mund të them që e ka më shumë të nevojshëm të paktën në sektorin e turizmit. Iniciativën besoj duhet ta marrin dy institucionet përgjegjëse. Të mblidhemi njëherë në Tiranë, njëherë në Prishtinë apo ku të duan. Edhe Shqipëria nuk ishte kjo që është para 10 vitesh. Pra duhet të niset sot që të bëhet e natyrshme për t’i dhënë një dorë njëri-tjetrit”, tha ai.

Nga ana e tij, Prof. Dr. Feriold Ozuni, ekspert turizmi, pedagog theksoi se duhet të rishikohet mënyra se si duhet të paraqitet Shqipëria.

“Ne mund të flasim shumë, por këto idetë tona përveçse nuk merren në konsideratë, duhet të ngrihet dikush nga institucionet dhe të thotë mblidhni pesë veta nga Shqipëria, pesë nga Kosova dhe ulemi ta diskutojmë. Edhe biznesmenë të jenë, të ulen bashkë dhe të shohin se çfarë produktesh do të nxjerrin. Nëse nuk vendoset paraja në mes patriotizmi do të ecë deri në njëfarë pike, pra aq kanë qenë mundësitë. Në tetor kemi parë që hyrjet nga Kosova kanë qenë numër i madh, po në qershor, korrik gusht ku ishin? Pra duhet të shikohen se si mund të zgjidhen këto situata. Ne kemi filluar të mësojmë nga gabimet tona, por ata s’mund të ja lejojnë vetes….”, tha ndër të tjera Ozuni.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!