Sami Musa është deputeti shqiptar në Parlamentin e Hamburgut. Ai ka treguar për “ABC e Mëngjesit” gjithë rrugëtimin e tij nga fusha e turizmit dhe hotelerisë, edhe deri te politika.
Sami ka theksuar se dëshira për t’u marrë me politikë i lindi teksa takonte klientë të ndryshëm dhe dëgjonte shqetësimet e tyre çdo ditë.
“Unë e kam mamin gjermane dhe në shtëpi kemi folur gjermanisht, por gjuhën shqipe unë e kam mësuar ngadalë ngadalë. Tashmë kam dhe bashkëshorten shqiptare dhe flas mirë shqipen.
Babai ka hapur i pari hotelerinë dhe gastronominë këtu në Hamburg. Unë kam menaxhuar dy-tre hotele këtu, por kur dëgjoja klientat dhe mendova se për të ndryshuar gjërat, domethënë hallet e tyre, duhet të angazhohesha me politikë.
Unë kam kandiduar me SocialDemokraten, por e kam ndryshuar partinë rrugës, pasi më kanë ndryshuar dhe prespektiva. Momentalisht ne këtu në Gjermani kemi probleme shumë të mëdha me ekonominë dhe SocialDemokratja nuk është për ekonominë e fortë”, u shpreh ai./abcnews.al