Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Atentati në Vlorë, kush janë dy të plagosurit

schedule22:20 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 22:20 - 18 Dhjetor, 2024

VLORË- Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës mbrëmjen e së mërkurës.

Paraprakisht raportohet se janë plagosur Kevin Hajrulla, rreth 30 vjeç dhe Armand Spahiu rreth 35 vjeç. Ky i fundit dyshohet se nuk ka qenë shënjestër e atentatit, por ka mbetur i plagosur aksidentalisht. Ai punonte në një dyqan me fruta perime në këtë zonë.

Gazetari i ABC News, Elton Nika, raporton se autori/autorët kanë qëlluar në drejtim të automjetit tip “Benz” në të cilën ndodhej 30-vjeçari Hajrulla.



Sakaq, ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 maji” të qytetit të Vlorës.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!