Keidi Bare humb penallti/ Mesfushori i Kombëtares i pafat në Spanjë, shqiptari goditi dobët në sfidën e ligës së dytë

schedule18:16 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 18:16 - 18 Dhjetor, 2024

Kedi Bare ishte I pafat në Ligën e Dytë të Spanjës.

Ndërsa Myrto Uzuni realizoi tre gola për ekipin e tij, mesfushori kuqezi humbi një penallti që I kushtoi shtrenjtë Saragozës.

Ishte minuta e 53-të dhe Bare kishte mundësi ta thellonte në 3-1 avantazhin e skuadrës vendase, por ai gjuajti dobët dhe portieri kundërshtar e priti topin me lehtësi. Në fund, Saragoza humbi 3-2 në shtëpi ndaj Oviedos.

Mesfushori 27-vjeçar luan për të dytin sezon radhazi në Ligën e Dytë të Spanjës, dhe në 12 ndeshje ka shërbyer dy pasime për gol. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!