Ish zv.kryeministri shqiptar i Maqedonise se Veriut, Artan Grubi dhe ish drejtori i Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami shpallen zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar.
Fletarresti u publikua në uebsajtin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme ne Shkup.
Grubi dhe Bajrami janë duke u hetuar për përvetësim të pasurisë së paligjshme dhe korrupsion.
Sipas Prokurorisë, Grubi, si i dyshuar i dytë në këtë rast, akuzohet se ka lehtësuar një procedurë të paligjshme, pavarsisht se Lotaria Shtetërore nuk kishte të drejtë të organizonte në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit, brenda territorit të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar në Lotarinë Shtetërore kap vlerën e rreth 8.2 milionë euro.
Penalja gjithashtu vendosi marrjen e pasaportave për 4 personat e jerë të përfshirë e tjerë në hetimin për “Lotarinë Shtetërore”.
Grubi dhe Bajrami rrezikojnë dënime me burg deri në pesë vjet nëse shpallen fajtorë.
Fillimisht ishte Departamenti Amerikan I Shtetit qe e vendosi ish zv Kryeministrin shqiptare ne listene zeze te non gratave, ndersa me pas nisen edhe veprimet nga ana e Prokurorise se Shkupit, perfshire ketu bastisjen e shtepise se tij.
Gjate ketij aksioni ish zv kryeministri shqiptar nuk ndodhej ne shtepine e tij, ndersa politika ne vend, me ne krye kryeministrin Hristian Mickoski e akuzon se ai eshte arratisur drejt Kosoves, dhe levizjen e ka kryer me nje mjet me targa diplomatike.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar që ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të dërgohet në paraburgim sapo te behet lokalizimi dhe kapja e tij./abcnews.al