Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden, ka thënë se ka përfunduar karrierën e saj të mësimdhënies në “Northern Virginia Community College” në Aleksandri.
Të hënën, gjatë një takimi virtual me mësues nga e gjithë bota, ajo tha se e mbajti klasën e saj të fundit në atë kolegj javën e kaluar, shkruan AP. Biden, e cila ka dhënë mësim për 40 vitet e fundit, tha se ajo dha mësimin e saj të fundit në anglisht të enjten e kaluar.
“Të jesh zonja jote e parë ka qenë nderi i jetës sime, por të jem kolegia juaj ka qenë puna më e rëndësishme e jetës sime”, tha ajo.
Biden dha mësim në kolegj për 15 vjet dhe ishte gruaja e parë që vazhdoi karrierën e saj profesionale si mësuese, ndërkohë që shërbente njëkohësisht si zonjë e parë. Ndonëse nuk ka specifikuar nëse do të tërhiqet plotësisht nga mësimdhënia, kolegët e saj nuk kanë komentuar nëse do të tërhiqet plotësisht./abcnews.al