Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kamberi: Mbyllja e negociatave të Shqipërisë në 2027, sfiduese! Nura: Shqipëria ka përshpejtuar procesin e hapjes së grupkapitujve

schedule23:46 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 23:46 - 17 Dhjetor, 2024

Me çeljen e negociatave për grup kapitullin e marrëdhënieve me jashtë, që përfshin politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, vendi ynë ka hedhur një hapa drejt anëtarësimit, pasi në vetëm dy muaj ka zhvilluar dy konferenca ndërqeveritare.

Në edicionin “Ora e Fundit” në ABC News, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Geron Kamberi u shpreh se është për t’u vlerësuar kjo arritje, duke shtuar se mbyllja e negociatave të Shqipërisë në 2027, mbetet sfiduese.

“Ka qenë periudha e vlerësimit që është pjesë e procedurës për një vend kandidat. Që prej 17 tetorit Shqipëria zyrtarisht ka nisur bisedimet për anëtarësimin europian, dhe siç është bërë e ditur tashmë KE ka përcaktuar që të paktën deri sa të mbyllet , në fund të mandatit të këtij të kemi dy anëtarësime që nënkupton Malin e Zi edhe Shqipërinë. Nuk përjashtohen sepse në të njëjtin proces është Serbia, por për shkak të situatës me Kosovën. Një pjesë e kapitujve janë marrëdhëniet me fqinjët”, tha ai, duke shtuar: “2030 nëse do të marrim të mirëqenë faktin që nuk ndodh asgjë, është më e favorshmja. Grup kapitulli që mban brenda çështjen për sigurinë, besoj do të ketë sfidën kryesore.

Gazetari Artur Nuri tha se BE e sheh Shqipërinë  si një partner të besueshëm duke shtuar se Shqipëria ka përshpejtuar procesin për hapjen e grup kapitujve.

“Është një proces politik më shumë se sa teknik. Në leximin tim personal shoh një energji, Rama ka ditur gjithmonë të ndërtojë miqësi. Ramën e kam lexuar si ekspert të komunikimit, Rama komunikon mirë dhe është menaxhues i mirë. Lufta në Ukrainë e ka ndërgjegjësuar Brukselin është bërë një institucion më elastik”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!