Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

LaLiga 2/ Shkëlqen Uzuni, “ylli kuqezi” dominon me tre-golësh listën e golashënuesve në Spanjë

schedule20:56 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 20:56 - 17 Dhjetor, 2024

Është padyshim një prej lojtarëve më të mirë në Spanjë.

“Bomberi” i Kombëtares “Kuqezi”, Myrto Uzuni ka shkëlqyer sërish në Kategorinë e Dytë të futbollit spanjoll, teksa mbrëmjen e kësaj të marte ka arritur të shënojë plot 3 gola në fitoren e thellë 4-1 që Granada e tij arriti ndaj skuadrës së Cartagena.

Uzuni shënoi në minutat 14’, 27’ e 73’ ndërsa për të hipotekuar rezultatin e përgjithshëm menduan Rodelas për vendastie e Valles për miqtë.

Falë kësaj fitoreje të madhe “ylli” 29-vjeçar ngjit skuadrën e tij në vendin e 4-t të tabelës me 32 pikë, ndërsa vetë pozicionohet në krye të tabelës së golashënuesve me plot 14 gola, teksa ndiqet nga kolumbiani Luis Suarez me 12 gola. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!