Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Korçë- Pogradec/ Makina del nga rruga dhe përfundon në parcelë

schedule20:29 - 17 Dhjetor, 2024

schedule 20:29 - 17 Dhjetor, 2024

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Libonik.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse. Për pasojë, mjeti ka përfunduar në parcelën në anë të rrugës.

Nga aksidenti, fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por ka dëme të shumta materiale.



Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe rrethanat e aksidentit. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!