“Berisha ka rritur agresivitetin ndaj SPAK me përmasa të frikshme”, Meçe: Kjo është një nga arsyet pse kërkojnë arrestimin e tij

schedule13:34 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 13:34 - 16 Dhjetor, 2024

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit, kërkesën për lënien në fuqi të masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës.

Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, analisti Arben Meçe, i cili u shpreh se pas lirimit Berisha ka rritur agresivitetin ndaj SPAK.

Sakaq, ai theksoi se kjo është një ndër arsyet pse SPAK ka kërkuar arrestimin e tij.

“Duket që ka një zhvillim të ri nga dosja Berisha. Sepse masa ‘arrest shtëpie’ nuk ka qene në kuadër të procedurave, por në kuadër të kundërshtimit që Berisha ka bërë për masën me detyrim paraqitje.

Por çfarë po ndodh? Në terren konttatohen dhe intimidime. Kam për shtypjen se kjo rrethanë e re është dhe arsyeja pse SPAK i drejtohet Gjykatës.

Sot ju patë që çështja Partizani është në gjykim paraprak, çfarë do të thotë që hetimi ka mbyllur punën e vetë, por kam përshtypjen që duhet bërë si është bërë kërkesa e SPAK. Tashmë do të presim vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit.

Lirimi i Berishës u pa si një fitore e madhe e PD dhe mbi këtë logjikë rikthehet çështja. Duhet të kuptojmë që ditën që Berisha ka dal niveli i agresivitetit të tij ndaj SPAK, ndaj organeve të akuzës është rritur me përmasa gati të frikshme. Ç’ka do të thotë Berisha është bërë rrezik për sistemin dhe kjo ka bërë që SPAK t’i drejtohet Gjykatës, të marri masa më të ashpëra”, tha analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!