Për talentin e tij nuk ka patur kurrë dyshime, por i kushtëzuar nga dëmtimet ende nuk e ka bërë kapërcimin e madh në karrierë.
Ndoshta Everton mund të jenë vendi i duhur për Armando Brojën, që në vetëm pak minuta në fushë për këtë sezon ka binduir ambjentin në “Guddison Parc”.
Pas 10 minutave të para që luajti kundër Volves dy javë më parë, sulmuesi kuqezi zbriti në fushë për herë të dytë në kampionatin anglez në transfertën kundër Arsenal.
Ai rriti minutazhin e tij, duke u aktivizuar në minutën e 66-të.
Për aq sa I takoi, paraqitja e tij ishte e shkëlqyer dhe kjo konfirmohet nga shifrat.
Në gati 30 minuta bashkë me shtesat Broja kaloi Kalvert-Ljuit, sulmuesit që I mori vendin në fushë, në të gjithë komponentët e lojës.
Ai fitoi 7 duele, 4 në tokë dhe 3 në ajër, ndërsa bëri edhe 3 triblime të suksesshme në 4 tentativa.
Jo vetëm kaq, pasi ndihmoi Everton edhe në mbrojtjen e barazimi 0-0, me një pastrim zone dhe një ndërprerje të aksionit kundërshtar.
Numrat nuk gënjejnë dhe janë të gjithë në krahun e Brojës, që sipas të gjitha parashikimeve të mediave angleze do të marrë shumë shpejt rolin e titullarit te Everton.
Një lajm i mirë edhe për kombëtaren e Shqipërisë, që me sulmuesin në formë do të ketë më shumë mundësi në eliminatoret e “Botërorit 2026”./abcnews.al