FOTO/ Atentati në Greqi, ky është 45 vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë

schedule17:11 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 17:11 - 15 Dhjetor, 2024

Ky është Irakli Davella, 45 vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë në një atentat mesditën e kësaj të diele në Greqi. I plagosur mbeti edhe 46 vjeçari Edi Lolo, i cili ndodhet në gjendje të rëndë me plagë në kokë dhe në bark.

Davella ishte pronar i një lokali në Peristeri të Athinës dhe është skeduar disa herë nga autoritetet greke për lidhje me grupet kriminale. Ai ndërroi jetë në vend ndërsa Lolo u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Autorët hapën zjarr nga një makinë e bardhë që ishte vjedhur jashtë një kafeneje në zonën e Thrakomakedones. Pista që po heton policia greke është ajo e larjes së hesapeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!