Vite në timon, por mbetës në provim/ Ekspertët: Një numër i madh drejtuesish nuk njohin sinjalistikën

schedule15:15 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 15:15 - 15 Dhjetor, 2024

Pavarësisht viteve në timon shumë drejtues mjetesh i janë kthyer autoshkollës dhe kanë mbetur në provim.

Nga 1661 shoferë që iu është hequr leja e drejtimit dhe janë riregjistuar për ta rifituar  sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor  vetëm 216 e kanë marrë.

Specialistë  për sigurinë rrugore ndërsa analizojnë situatën  bien dakord në një pikë.

“E  kam bindje personale se këto që nuk e marrin dhe herën e parë nuk e kanë marrë me të drejtë. Kemi një numër  të madh drejtues mjetesh qe janë totalisht të paaftë.  Nuk dinë  tabelat,  po nuk dite sinjalistikën se di ç’mund të lexosh më  në rrugë. Ka ngritje, më përpara nuk kalonte as  5-6%.   Ka filluar një lloj ndërgjegjësimi.”

“Ka problematikë me mënyrën e marrjes së lejes së drejtimit.  Qytetarët shqiptarë kanë probleme me ligjin që duhet zbatuar.”

Shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor  apo përsëritja e sjelljeve të rrezikshme  për vetën dhe të tjerët ka çuar  drejtuesit në humbje të pikëve  të  patentës.

“Shkeljet  kryesore dihet kush janë që të hiqet leja, përdorimi i alkoolit, përdorimi i drogës,  shpejtësi tej normave, parakalimi  i gabuar, kalimi me semafor të kuq, çfare duhet më për të ndodhur aksidente.”

“Ju shikoni dhe aksidente të rëndomta.  Lëndët psikotrope kanë një të keqe duan 6 deri në 8 orë për të dalë një procion.”

Specialistët e  qarkullimit rrugor  sugjerojnë ashpërsim të  masave për një kategori  drejtuesish mjetesh.

“Mendoj një masë që duhet të marrë kjo Drejtoria e Transportit Rrugor për  personat që iu është hequr për alkool dhe për drogë testi duhet të jetë dy herë më i fortë  dhe mendoj se  duhet të kalojnë në një test psikofizik të detyrueshëm.”

Drejtuesit e mjeteve që iu hiqen pikët e lejesë së drejtimit  prej më shumë se një viti për të rifitur patentën   duhet të regjistrohen  nga e parë në autoshkollë dhe të testohen në teori dhe praktikë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!