TIRANË- Sfida “Supermen” ku fëmijët përpiqen të kopjojnë aftësitë mbinjerëzore të personazhit të filmave, si kudo tjetër, edhe në Shqipëri, po shihet me shqetësim.
Nxitur nga TikTok sfida e rrezikshme është përhapur në shkollat e vendit duke bërë që shumë fëmijë të përfundojnë me fraktura.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, duke folur për “Ora e Fundit” u shpreh se kjo lojë është kthyer në makth për shumë vende.
Ai thekson se ka ardhur koha, që TikTok të mbyllet pasi përdorimi i tij po nxit modele dhune tek adoleshentët.
“Kjo lloj loje është kthyer në një makth edhe për të rinjtë edhe në vende të tjera. Kjo është një lojë, që krijon probleme, krijojnë fraktura dhe kthehet në rrezik për jetën e tyre. Kjo lloj loje, e aplikuar në këtë platformë , është bërë si e modës dhe si një mënyrë, që e konsiderojnë si formën argëtimi. Ka ardhur koha, që për shkak të pasojave negative që ka, Tik Tok duhet t’i vendosen filtra dhe të bllokohen. Rrjetet sociale po krijojnë dhunë.”, tha ai./abcnews.al