Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të flasë lidhur me thirrjen që i është bërë të mërkurën nga Prokuroria Speciale.
Ai u pyet nga gazetaret per nje deklarim lidhur me kete zhvillim, por kryeministri i Kosoves u shfaq shume i zene per te sqaruar opinionin publikun.
“Jam shumë me nxitim sot… “
Njoftimi i pare per kete thirrje u be i ditur nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu në rrjeti e tij social Facebook.
Ky i fundit nuk u kursye ne akuzat e sistemit te drejtesise per nderhyrje ne procesin zgjedhor, me pak se dy muaj nga zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te 9 shkurtit. Po ndersa Vetvendosja flet per nderhyrje ne zgjedhje, gjithe lideret e Partise Demokratike te Kosoves jane ne burg ne Hage.
Gjithesesi inatet e Kurtit me sistemin e drejtesise jane te vjetra. Në zgjedhjet e kaluara te 2021, Kurtit nuk iu lejua të kandidonte për deputet, pasi Gjykata Kushtetuese nxori vendim që kandidatët, të cilët në tre vitet e fundit kishin vendim gjykate të formës së prerë, nuk mund të beheshin pjese e gares elektorale.
Kurti kishte një dënim të tillë, për shkak të trazirave që ndodhën në Kuvendin e Kosovës, ne kohen qe ky i fundit ishte ne opozite. Si kryeministër, ne jo pak raste Kurti te ka sulmuar sistemin e drejtësisë. Prokurori i Shtetit ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitje në Prokurorinë Speciale me date 16 dhjetor, në orën 09:30.
Sipas ftesës së prokurorëve, Kurti është thirrur të dëshmojë në një rast për një vepër penale, shkel nenin 414 te Kodit Penal, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Prokurorët nënshkrues të thirrjes së Kurtit për të dëshmuar, jane prokuroret sepcial Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi. Edhe bashkepunoret e ngushte te Kurtit, perfshire ketu Koordinatoren e Komiteveve ne Vetvendosje Dejona Mihali eshte thirrur me heret nga Prokuroria Speciale ne cilesine e deshimitares per disa ceshtje penale.