Ylli i “12 vallëzimeve pa një të shtunë”/ Ilir Avdyli, sfidat e Amerikës dhe kërcimi

schedule08:35 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 08:35 - 12 Dhjetor, 2024

Ylli i “12 vallëzimeve pa një të shtunë”, Ilir Avdyli fituesit i spektaklit që mbërtheu shqiptarët para ekranit.

Balerini Ilir Avdyli është bërë pjesë e “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për rrugëtimin e tij në SHBA dhe pasionin për kërcimin dhe vitet e famës në Shqipëri.

Ylli i “12 vallëzimeve pa një të shtunë”, prej 30 vitesh në Amerikë, rrëfen se si iku nga Shqipëria.

“Kemi qenë të gjithë të etur për diçka që nuk na shikonte syri si një formë vrastare. Ishim me fat që ajo moshë që isha në kohën e një tranzicioni ekonomiko-shoqëror kishim moshën për të provuar gjithçka dhe për t’u hedhur në eksperienca të paparashikuara. Sot kemi edhe një histori për të ndarë me një grup njerëzish. Fati që lamë gjurmë të vogël atje na bën të kthehemi sërish të kohë dhe të kujtojmë. Largimi ishte më shumë sfidë me veten. Kam kërcyer në shfaqje të ndryshme dhe nuk kam ndalur edhe në Amerikë”, tregoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!