Rama: Prokurimet publike do të bëhen përmes ‘AI’ sipas një modeli që do e kenë zili vende të BE

schedule18:07 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 18:07 - 11 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin u shpreh se PS ishte iniciuesja e drejtësisë së re. Sipas tij, ishte kjo qeveri ajo që iu fut detit në këmbë dhe largoi politikën nga gjyqësori.
Gjithashtu, kryeministri dha lajmin e madh se prokurimet publike do të bëhen së shpejti përmes Inteligjencës Artificiale sipas një modeli që do ta kenë zili vendet e BE-së.

” Duhet të hidhej dikush dhe të thoshte që ne do hidhemi tani dhe do i futemi detit në këmbë për të pasur një drejtësi. Ne nuk e arrijmë dot BE nëse ata që janë të lidhur me pushtetin politik të jenë të ndëshkueshëm në rast se janë të ndëshkueshëm. Madje të njëjtën situatë si përpara ndërtimit të komisionit përpara 6 muajsh.
Që të reformosh një vend duhet të jesh një forcë që e nxjerr ai vend, nuk reformohet asnjë vend sado miq dhe dashamirës të ketë nëse forcat e brendshme nuk duan ta reformojnë. Ne u hodhëm në këtë proces sepse jemi të vetëdijshëm që mangësitë, problemet, boshllëqet që ka shumë nën qeverisjen tonë janë më të mëdha se ato që gabimisht i tregojnë si probleme ata që na akuzojnë ne. Ne e masim madhësinë e problemeve me BE dhe e shohim që është një hendek për tu mbyllur dhe që nuk është i vogël. Thashë për prokurimet publike, por ne nuk rrijmë dhe po punojmë që t’i cojmë në një nivel tjetër përmes Inteligjencës Artificiale dhe procesin ta bëjmë aq të fortë sa dhe vende të BE të duan ta marrin modelin tonë dhe ta implementojnë sepse teknologjia ta jep këtë mundësi.” / abcnews.al