Integrimi në BE/ Rama: Të përfundojmë detyrat e vendosura. PS, iniciuesja e drejtësisë së re

schedule17:18 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 17:18 - 11 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria duhet të përfundojë detyrat, në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në takimin e nivelit të lartë për luftën kundër korrupsionit, Rama u shpreh se Partia Socialiste është iniciuesja e drejtësisë së re.

Ndër të tjera, Rama hodhi poshtë akuzat se ai dhe Fatmir Xhafaj kanë plane kundër SPAK.

“Fatmiri, kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar, që është edhe sebepi i këtij takimi të niveli të lartë, me praninë e të gjitha shkëqlscvie të qyteti, tha që ky është proces që ka filluar një vit më parë. Dua ta rimarr këtë kontekst, për të thënë që puna e bërë dhe dokumente analitk prej 700 faqesh, janë pjesë e gjysmë së dytë të këtij vitit. Gjysma e parë e vitit është konsumuar me frymën e spekticizmin të dyshimeve dhe kundërshtive, padiskutim, edhe të akuzave, lidhur me këtë, që ne sot jemi këtu për të diskutuar pasi është përmbyllur një fazë e parë e rëndësishme themelore. Kundërshtitë, dyshimet, hezitimet, kanë enë vërtet shqetësuese për mua. Sepse ne nuk e kemi luksin të humbasim kohë për gjëra që janë të qarta për ne. Kanë qenë një provë e faktit që pjesa dërrmuese e mbështetësve të sinqertë të rrugës evropiane të Shqipërisë, përfshij të gjithë, unk e kanë idenë se çfarë është kjo fazë e negociatave për anëtarësim në BE. Sepse përtej asaj që duket dhe lexohet sipërfaqësisht, kjo fazë është fazë marramandëse sa i përket detyrave konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë. 6 muaj, ndërkohë që ambicia jonë është ta anëtarësojmë Shqipërinë brenda kësaj dekade, shtuar planin e dakordësuar së bashku me KE, që Shqipëria t’i përfundojë të gjitha detyrat brenda 2027, na bën të pamunudur të jetojmë qetësisht me skepticizmat,, apo përpjekjet për ta penguar procesin.

Akuzat që Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë plane kundër SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi. Prandaj bëjnë mbledje sekrete dhe po thurin një komplot. Natyrisht. që kur përmend SPAK dhe drejtësinë, la shumë sensibilitet dhe ka shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje. Nuk mund ta evitoja këtë çështje këtu, dua t’ia kujtoj të gjithëve, mos kini merak. Konsiderojni akuza si hudhra që do të pengojnë syrin e keq që do të marrin më sysh. PS, forca që qeveris vendin prej vitit 2013, është forca udhëheqëse e reformës në drejtësi. Pa bindjen absolute dhe vullnetin e hekurt të PS, jo Amerika, jo Evropa. por të gjithë të bëheshin bashkë, nuk do e bënin të mundur reformën në drejtësi”, theksoi ai./abcnews.al