Sherri mes adoleshentëve në Tiranë, procedohen 3 të mitur

schedule10:32 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 10:32 - 10 Dhjetor, 2024

Një sherr mes adoleshentëve u raportua një ditë më parë. Ngjarja ndodhi pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar duke njoftuar se janë proceduar penalisht 3 të mitur.

Të miturit janë konfliktuar me disa bashkëmoshatarë të tyre dhe gjithashtu dyshohet se janë përplasur me sende të forta. Si pasojë raportohet se dy prej ty kanë mbetur të lënduar. Të miturit e lënduar janë të moshës 10 dhe 14 vjeç.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre. Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!