Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Sizmiologu thotë se lëkundjet do të vazhdojnë dhe shpjegon pse tërmeti shkaktoi kaq shumë dëme

schedule10:22 - 28 Nëntor, 2019

schedule 10:22 - 28 Nëntor, 2019

Shqipëria është duke kaluar një stuhi termetesh gjatë ditëve të fundit, ku njëri prej tyre, me forcë 6.4 të shkallës Richter ka shkaktuar 40 viktima dhe më shumë se 600 të lënduar deri më tani.

Këto tërmete po bien me intensitet të lartë që prej datës 21 shtator, i cili alarmoi vendin, ndërsa sizmiologët shprehen se goditjet do të vijojnë deri sa të çlirohet energjia e akumuluar në Adriatik.

Në një intervistë për REL, sizmiologu Toni Veikkolainen nga Universiteti i Helsinkit thotë se vendi është shumë pranë kufirit të pllakave tektonike mes Euroazisë dhe Adriatikut.



Pas lëkundjet, sipas tij mund të zgjasin për disa ditë ndërkohë që dridhjet që pasojnë tërmetin e parë mund të jenë edhe të manitudave të larta. Tërmeti në Shqipëri ishte 6.4 ndërsa dridhjet që kanë pasuar kanë arritur edhe të kalojnë mangnitudën

Veikkolainen thotë se edhe vendet e tjera të Ballkanit janë të rrezikuara, përfshirë këtu Greqinë ku pati edhe një tërmet pranë ishullit të Kretës me mangnitudë 6 por që ndryshe nga ai në Shqipëri e kishte epiqendrën më në thellësi.

Tërmeti i Shqipërisë, thotë eksperti finlandez, ishte i cekët dhe kjo ka bërë që të shkaktojë më shumë dëme.

Vendet në jug të Ballkanit, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Greqia dhe sigurisht, Turqia në lindje janë të rrezikuara jo pak.

Italia është po ashtu. Të rrezikuara janë edhe Spanja dhe Portugalia. Evropa qendrore dhe ajo veriore janë më stabile në aspektin sizmologjik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!