Është njeriu i momentit. Padyshim, Myrto Uzuni mbetet futbollisti kuqezi më i spikatur këtë sezon, sidomos pasi theu rekordin te Granada.
Ylli i Kombëtares u bë shënuesi i huaj më i mirë në historinë e klubit spanjoll, dhe pasi ia doli dha një intervistë për emisionin “E diela Sprint” në Abc News.
Si ndihet ai si rekordmen dhe si kapiten te Granada?
“Normalisht shumë njerëz shohin golat, sukseset, por kjo është një punë shumë e madhe. Të gjithë njerëzit e dinë që disiplina, regjimi që unë kam, kohën time e dedikoj të gjithën në futboll. Ndihem shumë i lumtur për këto gola dhe suksese normalisht.”
Gjithsesi, kombëtarja mbetet një problem për Uzunin, pasi luan shumë pak.
“Përsa i përket pjesës së Kombëtares, keni luajtur edhe futboll, ndryshon shumë besimi, cdo gjë, mendoj se duket qartë, te Granada cdo gjë”
Sulmuesi kuqezi thotë se klauzola prej 25 milionë eurosh e Granadës i ka prishur punë për të gjetur ekip më të madh.
“Kam patur shumë oferta por ka qeë pengesë gjithmonë klauzola, sepse ka klauzola ka qenë gjithmonë aty, po ashtu edhe te kjo pjesë pasi, Granada më ka ofruar një kontratë të re, por ende nuk është se kemi vendosur dicka”