Ushtroni prostitucion në Vlorë, procedohen 4 shtetase të huaja në Vlorë

schedule16:05 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 16:05 - 8 Dhjetor, 2024

Katër shtetase të huaja janë proceduar penalisht në Vlorë. Mësohet se ato ushtronin prostitucion në Vlorë dhe përfitonin para.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë referoi materiale dhe nisi procedimin penal ndaj shtetaseve 24 vjeç, banuese në Moldavi, 34 vjeç, banuese në Kazakistan, 38 vjeç, banuese në Venezuelë, 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi. Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!