Dy ditë pas tërmetit, Rama mbledh qeverinë: Fatkeqësisht bilanci i të vdekurve është rritur

schedule07:29 - 28 Nëntor, 2019

schedule 07:29 - 28 Nëntor, 2019

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje të të jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave për përbalimin e situatës së rëndë krijuar nga tërmeti.

“Duhet të kontribuojmë në ruajtjen e qetësisë, nga mbrëmë nuk ka asnjë familje të pastrehuar. Ne duhet të grantojmë kushte optimale për familjet e lënduar nga tërmeti”, tha Rama.

“Ky është momenti për të ndërtuar të gjithë inventartin e nivelit të rrezikshmërisë së banesave, duhet të fokusohemi të pika më e nxehtë ku kanë mbetur nën rrënoja banorët”, u shpreh Rama. Rama është shprehur se këto janë momente shumë të rënda për vendin dhe se nuk ka rëndësi sasia, por çdo ndihmë është e nevojshme.

Gjithashtu ai theksoi se në këtë rast duhet të kemi një bashkëpunim jo vetëm me pushtetin vendor por edhe me ministrin e Arsimit për të ndëqrtuar plane sa më konkrete për të kontribuar të familjet e dëmtuara.

“Është jo njerëzore mbi të gjitha, në kushtet kur njerëzit kanë marrë arratinë nga shtëpitë, në të shumtën e herës edhe të nxitur nga mungesa për të arsyetuar qartësit nga lajmet e rreme, ata të cilët kanë përgjegjësi t’i shfaqen publikut si ndërmjetës të përfshihen në të lloj veprimtarie, që s’ka sensin se njerzillëkut, të ndalen për të qetësuar shpirtat e njerëve. Kjo është kohë për psikologët, nuk është kohë për astrologët. Kjo është për psikologë që kanë për të dhënë fjalë të buta dhe jo për sharlatanë që dalin e broçkullisin, hakmarrje të natyrës mitodogjike nga ana e  detit dhe e tokës”, tha Rama.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!