Një trup i pajetë sapo është nxjerrë nga rrënojat e pallatit gjashtë katësh në lagjen 18 në Durrës.
Prej orësh ekipet po punonin për të nxjerrë tre trupa që gjendeshin nën gërmadha.
Gazetari Maksi Rama raporton nga vendgjarja se grupet e kërkim-shpëtimit rumune nxorrën një tjetër viktimë, ndërsa po bëhen gati për të nxjerrë edhe një trup tjetër.
Më herët ekspertët arritën të identifikojnë dy trupa, nënë e bir të kapur për dore nën rrënoja.
Nuk dihet nëse trupi është nëna apo djali./abcnews.al