TIRANË- Të dielën, Alfred Dedja u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Ndroq.
Për këtë ngjarje është vetëdorëzuar 24 orë pas krimit, autori i dyshuar, Julian Gjoshin. Ky i fundit rezulton kunati i Altin Hajrit, pronarit të kompleksit “Golden” në Shijak, ku në vitin 2020 u rrëmbye dhe u zhduk trupi i Jan Prengës.
Birime konfirmojnë për ABC News se 26-vjecari është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike.
Deri tani 26-vjeçari nuk ka pranuar të flasë para oficerëve të policisë gjyqësore. Hetimet vijojnë ndërkohë për zbardhjen plotë të krimit në Ndroq./abcnews.al