Një tjetër akuzë tronditëse i shtohet listës së akuzave ndaj Diddy. Këtë herë, një stiliste, Brianna Bana Bongolan, po padit producentin e muzikës për sulm seksual, abuzim emocional dhe ndalim të paligjshëm, sipas dokumenteve zyrtare të gjykatës.
Briana Bana Bongolan pretendoi se Diddy e vari atë nga një ballkoni i katit të 17-të ndërsa e kërcënonte se do ta vriste. Ajo ka përmendur gjithashtu se Diddy e ka rrahur dhe e ka mbajtur ilegalisht në këtë apartament, i cili i përkiste ish-partneres së tij, Cassie Ventura. Megjithatë, zbulimet nuk mbarojnë me kaq.
Dizajnerja rrëfeu se Diddy ishte agresiv ndaj saj dhe pavarësisht se ish-partnerja u përpoq ta ndalonte, ai vazhdoi. Më në fund, siç thotë ajo në padinë e saj, ai e hodhi atë në mobiljet e ballkonit, duke i bërtitur.
Brianna Bana Bongolan gjithashtu raportoi se ajo kishte parë sjelljen abuzive të Diddy ndaj Cassie Ventura shumë herë. Siç pohoi ajo, e kishte parë me të nxira në të gjithë trupin, si dhe me sy të mavijosur, pas një sulmi fizik që kishte marrë nga producenti i muzikës.
Përfaqësuesi ligjor i Diddy adresoi akuzat e mësipërme në një deklaratë për Rolling Stone, duke mohuar pretendimet e saj. Ai pretendoi se Diddy është i pafajshëm dhe së shpejti do të vërtetohet se të gjitha këto akuza nuk kanë fare bazë./abcnews.al