Nuk mund të kishte fund më të hidhur të ndeshjes.
“Bardhezinjtë” e Juventus kanë regjistruar një tjetër barazim, pas atij në Champions League, ndaj Aston Villa, teksa mbrëmjen e kësaj të diele, nuk ka shkuar më shumë se rezultatin 1-1, në transfertën e Leçe, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Serie A.
Të dy golat e sfidës erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte anësori i Juventus, Andrea Cambiaso, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 68’-të, ndërsa në sekondat e fundit “fantazisti” kroat Ante Rebic lëshon bukur një goditje drejt portës së “Zonjës së Vjetër”, duke siguruar 1 pikë të madhe.
Falë këtij rezultati, Juventus mbetet në vendin e 6-të të tabelës, me 26 pikë, ndërsa Leçe ngjitet në vendin e 16-të me 13 pikë. /i.m /abcnews.al