Berisha, në parlament pas 11 muajsh/ Larg Bashës, do ulet në krah të Bardhit dhe Vokshit

schedule19:38 - 1 Dhjetor, 2024

schedule 19:38 - 1 Dhjetor, 2024

Sali Berisha i liruar nga “arresti në shtëpi” e ka të hapur rrugën e rikthimit në Parlament, prej nga doli dhjetorin e shkuar, me heqjen e imunitetit mes zhurmës së të vetëve dhe tymit blu.

Karrigia e tij nuk do të jetë bosh prej kësaj të marte, kur do të zhvillohet seanca për miratimin e buxhetit të 2025.

Por Berisha do të gjej disa ndryshime në sallë, të ndodhura ndërsa ai ishte në izolim në shtëpi, ndërsa për deputetët vendoste Bardhi.

Një prej tyre lidhet me Lulzim Bashën, që deri në shtator e ka pasur para vetes, në rreshtat e parlamentit.

Në këto muaj që kanë mbetur deri në zgjedhjet, Sali Berisha do e ketë Bashën të distancuar, dy rreshta pas tij, pas zhevdosjes që i bëri greu i grupit parlamentar demokrat.
I larguar nga Basha por i afruar nga Bardhi, që dikur ka qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i ish-kreut që humbi logon e PD.

Në krah të kreut të PD do të jetë deputetja Albana Vokshi dhe Eralda Banon, dikur pjesë e Grupit Basha, por e rikthyer në selinë e PD-së për herë të parë që prej qershorit, të hënën e javës që shkoi, ndërsa demokratët përgatiteshin për të bllokuar rrugët e kryeqytetit. Jo larg tij do të vijojë të qëndrojë dhe Flamur Noka, që kreu i demokratëve ia besoi selinë blu, në mungesë të tij.

Seanca e së martës pritet të jetë e zhurshme ndërsa gjatë miratimit nen për nen të projekt/buxhetit demokratët do të kërkojnë që të përfshijnë dhe 30 amendamentet e tyre, listë që kryesohet prej kërkesës për vendosjen e minimumit jetik 200 euro./abcnews.al