Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë dhe kosore në Dimal të Beratit, pas një konflikti të ndodhur mëngjesin e të dielës.
Për këtë ngjarje policia ka arrestuar si autorë të dyshuar një 65-vjeçarin Bastri Xhalili, të dënuar më parë dhe djalin e tij 24-vjeçar, Emiljano Xhalili të dy banues në fshatin Goriçan.
Arrestimi i tyre është bërë për veprat penale, “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur një 49-vjeçar dhe djali i tij 24 vjeçar, ndërsa plagë thikë ka marrë edhe një i afërm i tyre 18-vjeçar, i cili gjatë konfliktit ka qenë në banesën e të plagosurve.
Mësohet se dy autorët kanë shkuar të pajisur me thikë dhe kosore në banesën e 49-vjeçarit dhe pas konfliktit fizik i kanë qëlluar me mjetet prerëse./abcnews.al


