Perfekt për skemat e Amorim, “Djajtë” e United gati thasët për “yllin” gjeorgjian

schedule19:16 - 29 Nëntor, 2024

schedule 19:16 - 29 Nëntor, 2024

Është padyshim një prej “yjeve” të skuadrës, mirëpo gjatë kësaj merkatoje dimri mund të nisë një “aventurë” të re.

“Ylli” gjeorgjian, Kvicha Kvaratskhelia, prej dy sezonesh tashmë, është pjesë kyçe e “Bluve” të Napoli, teksa ishte në skuadrën që fitoi edhe titullin e tretë kampion në historinë e tyre, mirëpo duket se aventura e tij në jug të Italisë është drejt fundit.

Ndër më të interesuarit për shërbimet e “fantazistit” të sulmit janë edhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United, me 23-vjeçarin, i cili shihet si lojtari perfekt për skemën 3-4-3, të teknikut Ruben Amorim dhe për këtë aryse në “ishull” janë gati të hapin thasët për gjeorgjianin.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, “Djajtë” janë të gatshëm t’i ofrojnë anësorit të sulmit plot 8 milionë euro bazë në sezon, si dhe një milion tjetër falë bonuseve, ndërsa kontrata pritet të jetë minimalisht 5-vjeçare.

Në krahun tjetër, Presidenti De Laurentiis kërkon ta mbajë “yllin” e tij në Napoli me klubin që është gati t’i ofrojë Kvaratskhelia plot 6 milionë euro në sezon, megjithatë palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje dhe nëse diçka e tillë nuk gjendet , klubi mund të konsiderojë shitjen e tij për shifrën e 100 milionë eurove. /i.m /abcnews.al