Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka emëruar gjeneralmajor Mykhailo Drapati si komandantin e ri të Forcave Tokësore të Ukrainës.
Drapatiji do të zëvendësojë Aleksandr Pavliuk, i cili mbante këtë post që nga shkurti i vitit 2024.
Zelensky vlerësoi Drapati për rolin e tij në organizimin e mbrojtjes në rajonin e Kharkiv.
Megjithëse nuk dha arsye specifike për ndryshimin, presidenti i Ukrainës theksoi meritat e Drpatit në sektorin ushtarak.
Drapati ishte komandant i Brigadës së 58-të të Këmbësorisë së Motorizuar të Veçantë të Ukrainës nga viti 2016 deri në vitin 2019.
Që nga muaji maj, ai ka qenë në krye të grupit operacional të forcave në rajonin e Kharkivit, ndërsa nga shtatori ka marrë përsipër grupin operativ dhe taktik të forcave në rajonin e Luhanskut./abcnews.al