“Opozita, sekt berishian”/ Meçe: Pritet masë për 21 Janarin. Berisha s’mund ta udhëheqë opozitën kur përballet me akuza të rënda

schedule13:50 - 29 Nëntor, 2024

schedule 13:50 - 29 Nëntor, 2024

“Opozita është reduktuar në një sekt berishian”. Kështu deklaroi analisti Arben Meçe duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të ndodhë me opozitën tashmë që Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak.

Për “Newsline”, Meçe u shpreh se Berisha do të përballet me akuza më të rënda për 21 Janarin. Sipas tij, edhe Gjykata e Strasburgut e ka “penalizuar” Berishën me veprën penale të vrasjes shtetërore.

“Asnjë nuk ndodh, opozita është reduktuar në opopozitë sekt berishian. Kjo që ndodhi lidhet me një nga veprat penale të Berishës. Jemi në pritshmëri të asaj që është më serioze. Shkelja ligjore që është bërë te Partizani është pjesa më ordinere e Berishës. Ishte thjesht për t’i dhënë Berishës mesazh se shteti është mbi ty. Çështja më serioze e Berishës është ’21 Janari’. Ke vrarë 4 qytetarë të ndershëm që demonstruan në lirinë e tyre dhe nuk do të futet në masë sigurie? Absolutisht që do të futet. Berisha e ka të kotë në pretendimin e vet se do të udhëheqë opozitën sepse ndaj tij rëndojnë vepra penale më të rënda.”, u shpreh Meçe./abcnews.al