Shqiptarët bashkohen në Vlorë/ Kryebashkiaku Dredha: Morën pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat, festa vazhdon

schedule20:36 - 28 Nëntor, 2024

schedule 20:36 - 28 Nëntor, 2024

VLORË- Shqipëria kremtoi këtë të enjte 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Kjo festë kombëtare bëri bashkë krerët e lartë të shtetit në qytetin e Vlorës, në qytetin e flamurit.

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, në një intervistë për Abc News tha se ka qenë një ditë festive, e cila ka bërë bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat për të kremtuar këtë ditë simbolike.

Ai shtoi se prej mëngjesit dhe deri tani, qyteti i Vlorës është kthyer në një oaz feste.

“Vlora e priti me kohë shumë të bukur. Sot edhe koha na bekoi me diell. Kemi nisur me një buqetë të madhe festimesh, por sot ka qenë qershia mbi tortë, ku kemi patur krerët e shtetit. Kemi koncert festiv në sheshin Lungomare. Kishte shqiptarë nga të gjitha trevat dhe tani ndihet atmosfera festive. Qyteti është plot dhe ndihet ajo atmosferë festive. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera historike. Ne u shpallëm shtet i pavarur nga ky qytet i bukur, që e ka bekuar Zoti. Kryefjala gjithmonë të jetë identiteti ynë kombëtar. Festa sapo ka filluar pranë Muzeut të pavarësisë në Skelë, është një skenë gjigande, që ka formën e shqiponjës”, tha ai./abcnews.al