Analisti Frrok Çupi thotë se lirimi i ish kryeministrit Sali Berisha, nuk e ndryshon faktin se ndaj tij rëndojnë akuzat për aferën “Partizani”.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha është i akuzuar për qindra vepra penale.
Ndër të tjera, Çupi deklaroi se Berisha nuk i jep dot leksion drejtësisë.
“Po të kishte për t’i vënë një titull kësaj që ka ndodhur, çfarë nuk bën vaki. Kjo ndodhi, ndodhi ajo që të gjithë e dimë, e pamë. Gjëja më e papranueshme ishte deklarata e avokatit të tij, që i drejton gishtin SPAK dhe i tha ule kokën. I ke hipur kalit mbrapsht. Nuk mund të jetë goditje për Dumanin ose SPAK. Drejtësia është marrë zvarrë nga Berisha dhe sot e kërcënon. Po të jetë në dorë të tyre, drejtësia bëhet nul, zero. Ky kërcënim kundër drejtësisë e ka detyruar dhe gjyqtaren e vetme që dha vendim. Thotë, ta kem mirë me këta, këta të dalin në rrugë, të vrasin. Ajo që ndodhi, është ajo që ndodh, por sa ka mbetur pas? Çështja është thellësisht juridike. Ngjarja ka prodhuar më shumë efekte politike se juridike, kanë mbetur këto elementë. Berisha ka mbetur po në shtëpi, aty ku ishte. Akuza nuk është prekur, është aty, nuk zhvendoset më. Berisha, i cili është akuzuar për qindra vepra penale, në një lloj ironie, nëse Berisha shfaqet ashtu si fitimtar, do të thotë që ne dhuet të ikim në burg dhe të bëhet komandanti i SPAK dhe të na japë drejtësi. Opozita tani, ka edhe një gojë të mbyllur. Nukm un të thote nuk e kemi liderin, ja ku e ka. Zoti Berisha si kryetar i PD, është i lirë.”, theksoi ai./abcnews.al