Brataj: 1700 thirrje në urgjencë pas tërmetit

schedule08:18 - 27 Nëntor, 2019

schedule 08:18 - 27 Nëntor, 2019

Drejtori i QKUM, Skënder Brataj në “ABC e mëngjest” të Enkel Demit ka folur për kaosin e shkaktuar nga tërmeti i fortë që goditi vendin. Ai thotë se pas tërmetit në urgjencë kanë mbërritur 1700 thirrje.

Në momentin që shpëtohen nuk ia dalin dot ku shkojnë në spital, për shkak se mund të pësojnë arrest kardiak. Problemi qëndron te koha e gjatë që kanë qëndruar në rrënoja duke dëmtuar organet dhe si pasojë shkaktohen shtypje të indeve dhe shkojnë drejt vdekjes, tha Brataj.

391 ndërhyrje  janë realizuar deri tani. Mjekët janë gjatë gjithë kohës në dispozicion.

Situata ka qënë shumë e vështirë, Brataj shpjegon se gjatë momentit kur ka shkuar për të bërë vlerësimin ka ndodhur shembja e një ndërtese për shkak të një cilësie të dobët të ndërtimit.  Tek urgjenca vazhdojnë thirrjet për shkak se numri i personave të trembur është shumë i madh. Njerëzit kanë shprehur një solidaritet të jashtëzakonshëm, gjatë organizimit të emergjencës kombëtare, me flotën rezervë që kishim aktivizuam mënjëherë 9 ekipe, çdo sipital kishte në dispozicion dy- tre ekipe që na lejon të përballojmë çdo lloj emergjence./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!