Lojtari i Laçit flet për ngjarjet e rënda: Kisha frikë për jetën time

schedule20:21 - 26 Nëntor, 2019

schedule 20:21 - 26 Nëntor, 2019

Aleksandar Ignjatovic, mbrojtësi i Laçit, ka dhënë një intervistë për Blic Sport, aty ku ka treguar makthin që ka kaluar në momentin e tërmetit. Në fjalën e tij, futbollisti serb tha:

“Kalova një natë të tmerrshme. Sapo u kthyem nga ndeshja kundër Partizanit në Elbasan. Tërmeti më i madh ra në momentin më të keq në orën 4 të mëngjesit, kur të gjithë ishim në gjumë. U zgjova nga tronditjet e mëdha, po dridhesha për 20-30 sekonda. Më dukej sikur isha në avion, turbulenca ishte e jashtëzakonshme. Jam i shokuar, ishte nata më e keqe e jetës time.

Muret e shumë ndërtesave në Tiranë janë dëmtuar, por më e keqja ka ndodhur në Durrës, aty ka shumë pasoja. Impakti i tërmetit ishte shumë i madh. I gjithë qyteti doli në rrugë, kur ra tërmeti më i madh. Deri në 7-8 të mëngjesit ishim jashtë.

Laçi e ndërpreu stërvitjen, sot supozohej të stërviteshim. Do të shohim se çfarë do të komunikojnë drejtuesit e Federatës, por besoj se do të shtyhen ndeshjet (kështu ka ndodhur). Situata ishte shumë alarmante dhe të jem i sinqertë kisha frikë për jetën time në ato çaste. Dua t’i uroj shëndet të mirë të gjithë popullit serb dhe shpresoj që kjo situatë të mos përsëritet atje, por jo vetëm, dhe në asnjë vend të botës”, përfundoi Ignjatovic./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!